Ballkani “shkel” BATE Borisovin

(lajm i përditësuar)
Ballkani shumë i fortë për BATE Borisovin
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, nuk ka të ndalur me paraqitje fantastike në Ligën e Konferencës, ku e ka nisur me fitore fazën e “PlayOff-it”.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani e ka mposhtur BATE Borisov me rezultat bindës 4:1.
Golat për kampionin e Kosovës i shënuan Bajram Jashanica (minuta e 31′), Bleart Tolaj (minuta e 58′ dhe 67′) dhe Armend Thaqi (minuta e 90′).
Ndërkaq, golin e nderit për skuadrën bjelloruse e shënoi Denis Laptev në minutën e 10′ të ndeshjes.
Sfidën e parë ndaj BATE-s si vendas Ballkani e fiton bindshëm, kurse ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë si mysafirë në stadiumin “Verosi” më 31 gusht me fillim nga ora 20:00.
Rezultati final i ndeshjes, 4:1 në favor të Ballkanit.
Ballkani shënon edhe golin e katërt kundër BATE Borisov
Është shënuar edhe goli i pestë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po luhet ndeshja tejet interesante mes Ballkanit dhe BATE Borisov.
Skuadra e Ballkanit e ka thelluar epërsinë në 4:1 në ndeshjen ndaj BATE Borisov, përmes golit të shënuar nga Armend Thaqi, raporton KosovaPress.
Thaqi shënon në minutën e 90′ për 4:1.
Ballkani nuk ndalet, thellon epërsinë ndaj BATE Borisov
Është shënuar edhe goli i katërt në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po luhet ndeshja mes Ballkanit dhe BATE Borisov.
Ballkani ka arritur ta thellojë epërsinë në 3:1 ndaj BATE Borisov, ku sërish golashënues është Bleart Tolaj, raporton KosovaPress.
Tolaj shënon golin e dytë personal të ndeshjes dhe të tretin për Ballkanin në minutën e 67′.
Rezultati momental, 3:1 në favor të Ballkanit.
Ballkani përmbysë rezultatin ndaj BATE Borisov
Është shënuar edhe goli i tretë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po luhet ndeshja mes Ballkanit dhe BATE Borisov.
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani e ka përmbysur rezultatin ndaj BATE-s, duke kaluar në epërsi prej 2:1.
Golin e epërsisë për skuadrën e Ballkanit e shënoi Bleart Tolaj në minutën e 58′ të ndeshjes.
Rezultati momental, 2:1 në favor të Ballkanit.
Shënon Ballkani, barazon rezultatin ndaj BATE
Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po luhet ndeshja mes Ballkanit dhe BATE Borisov.
Ballkani ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në ndeshjen ndaj BATE-s, përmes golit të shënuar nga Bajram Jashanica.
Jashanica barazon rezultatin për kampionin kosovar me golin e tij në minutën e 31′.
Rezultati momental, 1:1.
BATE kalon në epërsi ndaj Ballkanit
Është shënuar goli i parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku po luhet ndeshja mes Ballkanit dhe BATE Borisov.
BATE ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Ballkanit, përmes golit të shënuar nga Denis Laptev.
Laptev shënon në minutën e 10′ për ta kaluar BATE Borisov në epërsi prej 1:0.
Ballkani – BATE Borisov, formacionet zyrtare
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do të ballafaqohet sot me BATE Borisovin, në sfidën e parë të “PlayOff-it” të Ligës së Konferencës.
Skuadra e Ilir Dajës synon që për herë të dy radhazi të inkuadrohet në fazën e grupeve të kësaj gare, por për ta bërë këtë duhet ta eliminojë skuadrën nga Bjellorusia, e cila ka përvojë të madhe në garat ndërkombëtare.
Një gjë të tillë e pranoi edhe vet trajneri i Balllkanit, Ilir Daja në konferencë për media para ndeshjes, duke thënë se për shkak të kësaj përvoje, kundërshtari është favorit në këtë përballje.
Për këtë sfidë, portokallinjtë do të luajnë pa dyshen e rëndësishme, Qëndrim Zyba dhe Lindon Emërllahu.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, ndërsa të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato mund t’i gjeni më poshtë.
