Osmani me të rinjtë, flet për rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë

(Lajm i përditësuar)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian, ‘Alpbach 2023’, që po mbahet në Austri, ka pasur një diskutim me të rinj nga e gjithë bota.
“Një diskutim i gjallë dhe tërheqës këtë mëngjes me të rinj nga e gjithë bota në EFA2023. Biseduam për rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë dhe përpjekjet tona sot si një demokraci e lulëzuar e përkushtuar ndaj integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.
A lively and engaging discussion this morning with youngsters from across the world at #EFA2023!
We talked about Kosovo’s path towards freedom and independence, and our efforts today as a thriving democracy committed to Euro-Atlantic integration. pic.twitter.com/c5L22gj16P
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 28, 2023
Lajçak takon Osmanin: E nisa sezonin e vjeshtës me biseda pasuruese
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian Alpbach 2023.
Lajçak përmes një shkrimi në rrjetin social “X” ndau fotografi nga disa takime, ku ndër to ishte edhe ai me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai është shprehur se e ka nisur sezonin e vjeshtës me biseda pasuruese.
“E nisa sezonin e vjeshtës me dy ditë biseda pasuruese rreth asaj se çfarë do të thotë për Evropën të jetë e guximshme. Është mirë të diskutosh me ekspertë, kolegë, miq dhe më e rëndësishmja me të rinjtë tanë në këtë vit”, ka shkruar Lajçak.
Started the autumn season with two days of enriching conversations about what does it mean for Europe to be bold. Good to discuss with experts, colleagues, friends and most importantly our youth at this year’s @forumalpbach. #EFA23 pic.twitter.com/zQmdhTYehE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 28, 2023
Osmani merr pjesë në Forumin Alpbach të Austrisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për në Alpbach, Austri, për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian Alpbach 2023.
Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor në hapje të Forumit, i cili do të fokusohet në rishikimin e politikës aktuale të zgjerimit, adresimit të sfidave aktuale politike dhe të sigurisë, si dhe avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
Presidentja do të realizojë edhe një bashkëbisedim me të rinjtë bursistë të Forumit Evropian nga rajoni, diaspora dhe bota, me fokus në zhvillimet e fundit në vend, por dhe qëndrimin e Kosovës karshi zhvillimeve politike në Evropë dhe përtej.
Forumi Evropian Alpbach është ndër institucionet më prestigjioze në Evropë, i cili nga viti 1945, mbledhë çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota për të diskutuar idetë për një Evropë më të fortë dhe më demokratike.