Vritet një 23-vjeçar shqiptar në Itali
Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Sirolo të Italisë. Konkretisht, nga mediat italiane mësohet se 23-vjeçari, Klajdi Bitri është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.
Sipas mediave italiane i riu shqiptar ka ndërhyrë për të ndaluar sherrin ku ishte përfshirë shoku i tij.
Sherri mes të cilëve ka ndodhur pasi makina ku ndodhej autori i vrasje kishte bllokuar trafikun dhe nuk i jepte përparësi automjeteve të tjera.
Raportohet se mes autorit dhe shokut të shqiptarit ka pasur një përplasje fizike dhe në këtë mënyrë 23-vjeçari shqiptar ka ndërhyrë për të shuar sherrin.
Por ka qenë ky edhe momenti kur është goditur me shtizë peshkimi nga alegjeriani.