Moti sot, rënie e lehtë e temperaturave

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të zhvillohen dhe të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit.

Maksimalet e ditës pritet të sillen mes 28 dhe 31 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 15 dhe 19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e lehtë deri mesatare.

Back to top button