Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoti: Kosovën e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!

Ish-kryeministri Avdullah Hoti i ka quajtur “demagogë” kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministrin e parë Bensik Bislimi, duke thënë se ata “heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington”.

“Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë”, shkroi Hoti në një postim në Facebook.

“E tash ankohen e ‘kërcënojnë’ aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje”, shtoi ai.

“Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!”, përfundoi deputeti i LDK-së. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button