Hovenier ndezi qirinj në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Në nderim të veprës së policit të vrarë, Afrim Bunjakut, Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier mori pjesë edhe në ceremoninë e ndezjes së qirinjve.
Hovenier u ka shprehur përsëri ngushëllimet më të thella familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, që u vra sot në krye të detyrës në veri.
”Bashkë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për nder të rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë sot në krye të detyrës. Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të policit”, ka shkruar Hovenier./21Media