Dyshohet se një kosovar 19 vjeçar është therur me thikë në kufirin Serbi-Kroaci

Një 19-vjeçar nga Kosova dyshohet se është therur me thikë në kufirin Kroaci-Serbi.

Siç bënë të ditur mediumi serb “Blic” 19-vjeçari nga Kosova ka vdekur nga plagët e marra me thikë.

Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi është raportuar nga mediat serbe se janë sulmuar dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur.

Ende nuk dihen detaje, por bëhet e ditur se këta dy të persona që janë sulmuar janë nga Kosova.

Show More
Back to top button