Kaloni te përmbajtja kryesore

MPJD konfirmon se një shtetas i Kosovës u gjet i vdekur në territorin e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë njofton se nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

MPJD bën të ditur se rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftim..

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button