Kurti: Armët që u përdorën në sulm janë prodhuar në Serbi, e përfshirë qeveria serbe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për armët që janë gjetur nga Policia e Kosovës pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Kurti përmes një postimi në platformën X ka thënë se këto armë janë prodhuar në Serbi dhe sipas tij është e pabesueshme që këtu të mos ketë gisht Serbia.
“Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka shkruar Kurti.
Përmes fotografive tëpublikuara, Kurti ka njoftuar për llojet e armëve dhe për fabrikat që i kanë prodhuar, e që janë fabrika në pronësi të shtetit serb “Sloboda”, pastaj fabrika tjetër shtetërore “Zastava Arms” me seli në Kragujevac./21Media
The weapons & other equipment used in this week’s terrorist attacks were made by Serbian state-owned military arms producers. The idea that 26 military SUVs & a vast Serbian state-produced arsenal entered Kosova, all without the Serbian govt’s involvement, is simply not credible. pic.twitter.com/TRt2lR4gkF
— Albin Kurti (@albinkurti) September 28, 2023