Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani mirëpret kërkesën e SHBA-së që Serbia të tërheq trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Serbia të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Osmani tha se Shtetet e Bashkuara gjithmonë qëndrojnë pranë Kosovës dhe popullit të saj.

“Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Bidenit, e cila thërret veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës. Thirrjes për përgjegjësi për ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër policies së Kosovës.

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button