Szunyog: Kosova duhet të shtojë numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Procesi i integrimit në BE është shumë i gjatë dhe i komplikuar dhe se ata që synojnë të integrohen duhet të bëjnë punë të madhe. Kështu ka deklaruar Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog.

Këto komente ai i ka bërë në prezantimin e Barometrit të Reformave të BE-së, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.

Më tej Szunyog ka thënë se reformat duhet të bëhen për një gjyqësor të pavarur dhe duhet të ketë luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kosova nuk është përjashtim. Kosova meriton një shërbim publik dhe jo të politizuar. Në fushën e sundimit të ligjit Kosova duhet të shtojë numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve … Në luftën kundër korrupsionit, Kosova duhet të bëjë përpjekje më të qëndrueshme që të bëjë hetime më efektive”, ka deklaruar Szunyog.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button