Kaloni te përmbajtja kryesore

Scholzi kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për mua është shumë e rëndësishme që situata të mos eskalojë më tej kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën. Bëhet fjalë për një zgjidhje paqësore dhe kjo është ajo që ne jemi shumë të përkushtuar. Gjermania, Franca dhe Italia janë veçanërisht aktive në këtë drejtim”, tha Scholz në një konferencë për media.

Ai shtoi se çështja do të diskutohet gjithashtu të enjten dhe të premten kur udhëheqësit nga afro 50 vende evropiane të takohen në Granada, Spanjë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button