Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla: Radoiçiqi t’i dorëzohet Kosovës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se lirimi i shpejtë i Radoiçiqit në Serbi, dëshmon që i gjithë procesi është enigmë.

Përmes një postimi në platformën X Gërvalla ka kërkuar që organizatori i sulmit në Banjskë, Millan Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës

“Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një sharadë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, ka shkruar ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button