Senati e mbështet emërimin e O’Brien si ndihmëssekretar për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike

Senati amerikan i ka dhënë mbështetje emërimit të James O’Brien si ndihmëssekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.
67 senatorë ishin pro emërimit të tij në këtë pozitë, dhe 31 kundër.
Përveç se drejton Byronë e Çështjeve Evropianë dhe Euroaziatike, O’Brien do t’i raportojë të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?