Kaloni te përmbajtja kryesore

Kearns habitet që ende s’ka pasoja për Serbinë pas vrasjes së policit kosovar

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar se habitet  për faktin sesi akoma nuk ka pasoja për Beogradin edhe pas ngjarjes së 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, aty ku mbet i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Kearns në platformën X, ka përmendur ngjarjet në Veri dhe lirimin e Radoiçiq dhe pas gjithë kësaj ka shprehur habi se si Kosova vazhdon të mbetet nën sanksionet e BE-së, ndërsa për Serbinë nuk ka pasoja.

”Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s”, ka shkruar Kearns.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button