Në ndeshjen e Championsit “nderohen” sulmuesit e vrarë në Banjskë

Mbrëmë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Young Boysit grupi i tifozëve të Crvena Zvezdas, Delije, kanë “nderuar” tre sulmuesit e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Përveç kësaj, ata kanë vënë në një madhësi më të madhe foton e Stefan Nedeljkoviqit, i cili po ashtu mbeti i vrarë pranë manastirit të Banjskës. Nedeljkoviq ishte tifoz i madh i klubit të Beogradit.
Ndërkohë, thirrjet “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë” si dhe “Kosova është Serbi” kanë qenë të pranishme gjatë gjithë 90 minutave.
Tash mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë masa pasi bëhet fjalë për ndërhyrje në çështje politike nga një ngjarje sportive.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?