Kaloni te përmbajtja kryesore

Shqiponja fiton finalen dramatike në Samadrexhë

Në finalen e parë të play off-it në Superligën e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e vajzave, Shqiponja e ka bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit.

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku”, Shqiponja e mposhti Samadrexhën vendase me rezultat 23:33. Në minutën e 58-të rezultati ishte 21:21. Menjëherë Shqiponja shënoi për 22:21, kurse në minutën e 59-të, Orgesa Gola realizoi për dy gola dallim, 23:21. Dhe vendaset vetëm ngushtuan rezultatin në 23:22, pa ia dalë të barazojnë më.

Samadrexha e nisi ndeshjen mirë dhe krijoi epërsi 3:0. Më pas u shkëput në 9:4. Por gjakovaret barazuan në 9:9. Pasoi periudhë e mirë e vendaseve dhe pjesa e parë përfundoi 12:10. Edhe në pjesën e dytë samadrexhaset krijuan epërsi prej tri golave, 15:12. Por Shqiponja nuk u dorëzua dhe barazoi prapë.

Ndërkohë epërsia e fundit e Samadrexhës ishte 21:20. Më pas fundi dramatik e nxori Shqiponjën fituese të madhe. Alma Nivokazi dhe Ana Carolini Gonçalves udhëhoqën Shqiponjën me nga gashtë gola. Me pritje të shumta u dallua portierja Thayline Queiroz. Amanda Abreu ishte më efikasja te Samadrexha me pesë gola.

Finalja e dytë zhvillohet më 16 maj në Gjakovë. Skuadra me tri fitore shpallet kampione.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button