Spektakël në “Fadil Vokrri”, mbyllet pjesa e parë mes Prishtinës dhe Ballkanit

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe është e vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.
Dy gola ka dhuruar 45 minutëshi i parë. Ballkani kaloi në epërsi le golin e Gripshit në minutën 30’, por vetëm katër minuta më vonë, Blesa riktheu baraspeshën duke shënuar për 1-1.
Kujtojmë se Ballkani është lider i tabelës me 19 pikë, ndërsa Prishtina është e pesta me 11 sosh.