Grafite kërcënuese ndaj ambasadorit Hill shfaqen në qendër të Beogradit

Në qendër të Beogradit janë shfaqur mbishkrime që e kërcënojnë me vdekje ambasadorin amerikan Christopher Hill.

Mbishkrimi “Vdekje Christopher Hill” është shkruar në godinën që ndodhet në cep të bulevardit Despot Stefan dhe rrugës Cetinjska, raporton Danas.

Nuk dihet se kush dhe kur e ka shkruar këtë mesazh.

Ky është i dyti në serinë e kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan.

Para dy ditësh, një person nga Beogradi u ndalua për kërcënime ndaj ambasadorit Hill.

Back to top button