A dha dorëheqje Artane Rizvanolli, flasin nga kabineti i saj

Në media sot u raportua se pas ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi dorëheqje dha edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Mirëpo, portali rtv21.tv ka kontaktuar me kabinetin e Rizvanollit dhe të njëjtit e kanë mohuar një gjë të tillë.
Ndërsa, është publikuar një fotografi nga stafi i saj në “Facebook” ku shihen së bashku me ministren në zyrë duke punuar
“Ndërkohë, puna vazhdon. Tash për masa të reja për përballje me krizën. Gjithnjë me dritë natyrale, kuptohet”, thuhet në postim.

Të enjten e 6 tetorit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dorëzoi dorëheqjen e tij te kryeministri Albin Kurti./21Media

Back to top button