A do ketë borë në ditën e parë të dhjetorit?
Diten e parë të muajit dhjetor sipas Instituti Hidrometorologjik i Kosovës do mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, sidomos ato minimalet. Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta
në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometorologjik i Kosovës.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes./21Media