Mbyllet pjesa e parë, ky është rezultati mes Kosovës dhe Shqipërisë
Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në kategorinë e femrave, ku kjo e fundit gjendet në epërsi minimale.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluar, Shqipëria është në avantazh prej 2:1 si mysafire e Kosovës.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi sulmuesja Kristina Maksuti, e cila e dërgon Shqipërinë në epërsi prej 1:0 në minutën e 19’, kurse epërsinë e thelloi sulmuesja Megi Doci, e cila shënon për 2:0 në minutën e 45’ të ndeshjes.
Kur shihej se pjesa e parë ishte drejt fundit, sulmuesja Kaltrina Biqkaj arrin të shënoj golin e parë për Kosovën, duke e ngushtuar epërsinë në 2:1 në minutën e 45’+3 shtesë.
Rezultati i pjesës së parë mes Kosovës dhe Shqipërisë është 2:1 në favor të “Kuq e Zinjëve”.