A do ketë lehtësim të masave antiCOVID? Flasin nga MSH-ja për RTV21

Ministria e Shëndetësisë ditët në vijimi pritet të propozojë lehtësimin e masave antiCOVID, kjo për portalin rtv21.tv u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas MSH-së duke u bazuar në permiresimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, do të merren masat përkatese.
“Ministria e Shendetesise do t’i trajtoje ketyre diteve rekomandimet e mekanizamave kunder COVID-19 per sa i perket rishikimit te masave ne fuqi. Bazuar ne keto rekomandime dhe permiresimin e situates epidemiologjike lidhur me COVID-19, do te merren masat perkatese”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për rtv21.tv
Masat aktuale në Kosovë janë miratuar më datën 5 shkurt. Sipas këtyre masave orari i lëvizjes do të është deri në orën 00:00, maskat janë obligative vetëm në ambientet e mbyllura.Hyrja në Kosovë do të lejohet me dy doza të vaksinës apo një dozë të vaksinës Johnson-Johnson.
Në Kosovë aktualisht janë 2 mijë e 58 raste aktive me koronavirus./21Media

Back to top button