A do lirohet çmimi për konsumatorët e Termokosit?

 

Në kryeqytet ka filluar ngrohja nga “Termokos”. Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Arsim Fetahu i ftuar në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” foli në lidhje me lehtësimin e çmimit për konsumatorët e Termokosit për shkak të pandemisë.

Fetahu tha se gjatë këtij muaji do të mbahet një takim me bordin drejtues për të vendosur se cila do jetë mundësia të ketë ndonjë masë lehtësuese.

“Gjatë këtij muaji do e kemi një takim me bordin drejtues dhe aksionarët do të vendosim se cilat do jetë mundësia të kemi ndonjë masë lehtësuese”, tha Fetahu./21Media 

Back to top button