A do ta vizitojë Biden Ukrainën?

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të hënën se ai “nuk ka gjasa” të vizitojë Ukrainën kur të udhëtojë në Evropë këtë fundjavë.

“Kjo varet,” tha Biden kur u pyet nëse ai ishte ende duke planifikuar të vizitojë Ukrainën, duke shtuar se ai nuk dëshiron “të shkaktojë më shumë vështirësi për ukrainasit”.

I pyetur përsëri nëse ai pritej të udhëtonte atje ndërsa ai ishte në Gjermani dhe Spanjë për samitet e G7 dhe NATO-s, Biden tha: “Në këtë udhëtim, nuk ka gjasa”.

Biden nuk e ka vizituar Ukrainën që kur vendi ka qenë nën pushtimin rus. Në vend të kësaj, ai ka dërguar Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin, si dhe zonjën e parë Jill Biden . 

Në lidhje me faktin nëse ai ka besim se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Biden u tha gazetarëve se mendon se ka “shumë gjasa” të ndodhë./21Media

Back to top button