35 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 35 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi janë bërë 165 testime.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Edhe në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Janë shëruar 141 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273.262 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 277.444 raste./21Media

Back to top button