Kaloni te përmbajtja kryesore

A do të bëhet Lucerni, qyteti i parë pa makina?

Iniciativa e të Gjelbërve të Rinj të Qytetit të Lucernit kërkon që katër distriktet e qytetit të lirohen nga trafiku i makinave dhe të gjelbrohen.

Sot është dita e votimeve në Zvicër, si në nivel qendror ashtu dhe në disa kantone dhe komuna. Përveç propozimeve të ndryshme komunale, vendimeve për kantieret e vogla të ndërtimit dhe rinovimeve në Zvicrën Qendrore, një votim është veçanërisht interesant.

Iniciativa e të Gjelbërve të Rinj të Qytetit të Lucernit kërkon që katër distriktet e qytetit: Bruch, Hirschmatt, Neustadt dhe Kleinmatt të lirohen nga trafiku i makinave dhe të gjelbrohen, transmeton albinfo.ch. Zejtarët dhe punonjësit e shërbimeve, furnizuesit e bizneseve, shërbimet e emergjencës dhe personat me aftësi të kufizuara në ecje janë të përjashtuar nga rregullorja. Parlamenti i Qytetit të Lucernit e ka miratuar iniciativën në qershor, shkruan 20minuten.ch.

Finn Krummenacher, bashkëpresident i të Gjelbërve të Rinj, i vlerëson shanset që iniciativa të miratohet të dielën si të mira. “Popullsia e kupton se kjo çështje u sjell dobi të gjithëve”, thotë Krummenacher.

Nga ana tjetër, Patrick Zibung, kreu i SVP-së së Lucernit, nuk mendon se iniciativa do të pranohet. “Mendoj se do të ketë midis 40 dhe 50 për qind të votave pro”, thotë ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button