A do të ketë armëpushim për festat e fundvitit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u pyet nga gazetarët të mërkurën nëse Rusia po shqyrton një armëpushim për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Peskov tha se Moska nuk ka marrë propozime për një armëpushim të mundshëm midis Ukrainës dhe Rusisë për periudhën e festave, duke shtuar se “kjo temë nuk është në rendin e ditës”.
Komentet e tij u bënë në një telefonatë të rregullt informuese, mes një breshëri sulmesh të reja ruse në Kiev./21Media

Back to top button