A do të ketë koalicion VV-LDK, apo zgjedhje?

Mustafa: Jam i gatshëm për takim me Kurtin

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke pritur ftesë nga Vetëvendosje për takimin e radhës të liderëve në tentim për arritjen e koalicionit. Por, në Vetëvendosje thonë se LDK-ja nuk duhet të barrikadohet në kërkesën e saj për postin e presidentit, ndryshe thonë se nuk do të ketë marrëveshje dhe vendi mund të shkoj në zgjedhje të reja. Vetëvendosje paralajëmron se do të ketë edhe një takim të fundit midis liderëve para seancës konstituive për të parë nëse LDK-ja është tërhequr nga kërkesa për postin e presidentit.( Përgatiti: Burim Zariqi, kamerë: Sadik Bylykbashi)./21Media

Back to top button