A do të ketë paga për mësimdhënësit, nesër afati i fundit?

Ministria e Arsimit thotë se kompensim do të ketë vetëm për punën e bërë
 Përplasjet ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatave për pagat e mësimdhënësve kanë ngritur tensionet dhe sindikalistët kanë paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve ligjore. Qeveria thotë, se paga nuk do të ketë për grevistët. Ndërkohë sindikalistët iu përgjigjën edhe Këshillit të Prindërve që propozoi mbledhjen e fondeve në rast të mos procedimit të pagave, duke e cilësuar këtë si një lëmoshë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri përgjegjëse komunat për mos raportimin në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave pavarësisht obligimit ligjor që kanë. Kjo sipas saj, reflekton edhe në kompensim vetëm për punën e bërë, meqë tha Nagavci ligji duhet të respektohet në tërësi. Zbërthyer më thjeshtë, paga për mësimdhënës nuk do të ketë. Kjo është porosia edhe e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Në një publikim të tij, Kryeziu ka shkruar, se parimi pagë për punë do të respektohet.
Por Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj në kundërpërgjigjen e tij tha se do të shfrytëzon të gjitha rrugët ligjore nëse pagat deri të mërkruën nuk procedohen.
“Data e fundit ligjore, kufiri është nesër dhe nëse nuk ndodhë do ti përdorim të gjtha fuqitë ligjore, një kallëzim penal e kemi dërguar kur u vonuan pagat dhe do të ulemi ashtu shkollë më shkollë dhe është zëri i anëtarëissë që do të vendos… sulm i pa denjtë sulm i qëllimsht dhe sikur po don që të mos ketë qetësi e reahti në arsim dhe të ketë greva, dhe greva nuk është mbyll vetëm është pezullu…
Se nuk ka asnjë bazë ligjore që t’u ndalen pagat mësimdhënësve e thonë edhe deptutetet nga partitë opozitare.
Hykmete Bajrami nga LDK dhe Albena Reshitaj nga AAK vlerësojnë se, mos ekzekutimi i pagave është një e padrejtë që po u bëhet mësimdhënësve.
“Në kohën kur qytetarët e vendit po përballen me një inflacion që është mbi 19 përqind e për produktet bazë është edhe më i lartë me i lanë pa paga 25 mijë familje është e paprecedent. Nuk është as ligjore e as legjitime dhe cdo herë kur një cështje e caktume rregullohet përmes dy mënyrave cdo herë e impelmentueshme është neni 13 dhe kjo është kompelt e papranueshme dhe është parim legjitim që sa herë një ligj është i pacartë smund të bëhen sanksione të tilla sic janë marrë. Bëjmë thirrje qeverisë që ti qetë pagat më së largu gjatë ditës së nesërme”,tha Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së.
“Mos ekzekutimi i pagave për mësimdhënësit që e kanë shfrtyëzuar një të drejtë të tyre ligjore që kanë kërkuar të përmirësohen situata e tyre ekonomike është një e padrejtë dhe sduhet të ndodhë. Fotj qeverinë që të ekzetkutoj qysh sot pagat për mësimdhënësit…”, ka then  Albena Reshitaj, deputete e AAK-së.
Megjithatë, një tjetër kërkesë ka Këshilli i Prindërve të Kosovës. Ai ka bërë të ditur se nëse nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit. Por Jasharaj thotë se nuk po kërkojnë lëmoshë.
“Po të kishin pas deklarata ma ndryshe gjatë grevës, po të mos kishin pas deklarata që do ti cregjistrojnë fëmijët që ska kush në botë. Ne skemi kërku që ta shaj qeverinë por kemi kërkuar të që bëjë apel të realizohen kërkesat. Ne sduam lëmoshë. Ne kërkojmë paratë që ka mbledh populli përmes tatimeve e që sjanë të qeverisë…”, ka shtuar  Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit.
Ndonëse edhe shërbyesit civil ishin në grevë, të premten, më 30 shtator, u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi, i cili ishte pjesë edhe Këshillit Grevistë të BSPK-së, përpos ekzekutimit të menjëhershëm të pagave për punëtorët e arsimit, nga Qeveria e Kosovës kërkoi takim urgjentë për kërkesat e tyre./21Media

Back to top button