Vdiq një 54-vjeçar në Pejë, e zuri ashensori

Një person ka vdekur në Pejë, pasi e ka zënë ashensori. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Policisë viktima është një burrë i moshës 54-vjeçare.
“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugen ” Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjës, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimes, mashkull 54 vjeçar”, tha Rugova.
Në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori i Shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po cilësohet “Hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button