A do të lirohen apo do të shtrenjtohen çmimet e banesave, tregon ndërmarrësi i njohur

Ndërmarrësi i njohur, Erolld Belegu në emisionin “21 Gradë” të RTV21 foli për çmimet e banesave. Ai u shpreh se një trend i çmimeve të banesave ku është tani do të mbetet pak a shumë.
“Kosova është shumë treg interesant. Në Prishtinë për momentin ndërtohen 3 milionë metra katror. Krejt Bosnja e Kroacia bashkë nuk jonë tu ndërtu 3 milionë metra katror, sa veç në Prishtinë”, tha mbrëmë Belegu.
Ndërmarrësi i njohur shtoi se nuk do të ketë zbritje të çmimeve të banesave, por siç u shpreh ai, është mirë të shikohet çka ka ofertë./21Media

Back to top button