A do të luajë Eriksen kundër Tottenham?

Erik ten Hag ka zbuluar se është shumë herët për të thënë nëse Christian Eriksen do të luajë kundër ish klubit, Tottenham, të mërkurën.
Mesfushori danez u sëmurë përpara ndeshjes së Djajve të Kuq kundër Newcastle United, gjë që e detyroi Ten Hag ta largonte atë nga skuadra.
Tani ka dyshime nëse ai do të luajë kundër Spurs.
“Na mungon kur ai nuk është në dispozicion.  Por, ne kemi një skuadër dhe 11 lojtarë të tjerë në fushë. Kështu që, atëherë duhet të ndërtojmë një ekip tjetër dhe ne mund të sjellim lojtarë nga pankina, të cilët janë të gjithë të mirë. Nuk mund të them nëse ai do të përballet me Spurs. E di që jeni nga Danimarka dhe dua ta di, dua ta shpreh se ai ka luajtur lojë fantastike. Në ekipin tonë, ai vërtet kontribuon. Nuk e di nëse do të jetë i disponueshëm për të mërkurën, por shpresoj se po sigurisht”, tha ai./21Media

Back to top button