Të enjten seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 20 tetor në orën 10:00, me dy pika në rend të ditës.
Këtë e bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Pika e parë është shqyrtimi i projektligjit për mbështetjen e punëve publike, projektligj ky i cili parasheh kompensimin konform normës së inflacionit prej muajit prill të këtij viti, për të gjitha kontratat publike, e dorëzuar në Kuvend dy javë më parë dhe tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet që të hyjë në seancë të rregullt. Projektligji i dytë është ai për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Edhe ky projektligj parasheh vendosjen e një çmimi tavan për produktet e listë esenciale”, tha Kusari Lila.
Ajo shtoi se të enjten tjetër, më 27 tetor, do të shqyrtohen disa nga pikat e projektligjeve të ngelura nga seancat e kaluara./21Media

Back to top button