A do të shtyhet orari i votimeve?

KQZ njoftoi për një numër të ulët të pjesëmarrësve në zgjedhje

Gjatë një mbledhje të KQZ është konstatuar numri i vogël i pjesëmarrësve në zgjedhje të cilët kanë bërë një krahasim me të njëjtën orë në vitin 2013. Sipas anetarve numri ka qenë tepër i ulët krahasuar me të njëjtën orë 4 vite më parë, raporton Opinion.al

Në komunikimin e fundit ne orën 16:00, KQZ njoftoi për një numër të ulët të pjesëmarrësve në zgjedhje, për këtë arsye anataret e KQZ kane kërkuar shtyrje të orës për mbylljen e qendrave të votimit. Pra anetarët po diskutojnë për shtyrjen e votimeve deri në orën 20:00.

Back to top button