A do të vijë Hysni Gucati për varrimin e babait, për RTV21 flasin nga Gjykata Speciale

Dje sa vdekur babai i Hysni Gucatit, Avdullahu. Këtë e ka bërë të ditur djali i kreut të OVL-së, Musli Gucati.
Prandaj portali rtv21.tv ka kontaktuar me Gjykatën Speciale për të kuptuar nëse Hysni Gucatit do t’i lejohet të vijë në Kosovë për varrimin e babait të tij.
Siç thuhet në përgjigjjen e Speciales, korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare.
”Gucati ishte në Kosovë dy javë më parë për një vizitë për arsye humanitare bindëse. Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendos për kërkesa të tilla”, thuhet në përgjigjjen e Speciales.
Kujtojmë se, Hysni Gucati u dënua me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale./21Media

Back to top button