A e dini se duhet lajmëruar Policia për transportin e bletëve?

Bekim Jashari, bletar në Graçanicë, tregoi procedurën e vjeljes së mjaltës, punë që ai e bënë më shumë pasion tash e sa vite.
Në rrëfimin e tij për reportazhin Punë t’mbarë të RTV21, Jashari tha se transporton bletët në kullosa të ndryshme, për të përfituar llojet e mjaltit.
I pyetur se a është rrezik të ikin bletët gjatë transportimit, Jashari tha se përdor metodë të re që mundëson mbylljen e bletëve.
Ai tregoi tutje se në vendin tonë është obligim ligjor që të raportohet Policia për transportin e bletëve. Obligim që sipas tij, rrallë kush e respekton.
“Transporti duhet të bëhet herët në mëngjes. Policia duhet të jetë e njoftuar për shkak nëse ndodh aksidenti, ajo është diçka e paparaparë andaj mund të shpërndahen bletët më pas ka njerëz që kanë alergji, e telashe tjera. Domosdoshmërish duhet me u njoftua stacioni policor që ke me lëvizë me bletë përkundër që këtu tek ne, të them të drejtën, nuk e respekton kurrkush. Një ligj i varfër me nja 12 faqe”, tha Jashari./21Media

Back to top button