A e refuzoi qëllimshëm Kurti takimin për procesin e Berlinit?

Megjithëse nuk mori pjesë në takimin përgatitor  të Procesit të Berlinit në Tiranë, së bashku me kryeministrat e tjerë të vendeve të Ballkanit, Kryeministri Kurti megjithatë ka lënë të kuptohet se do të marr pjesë në Samnitin që do të mbahet në tetor.

Zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, e ka konfirmuar se Kryeministri do të jetë i pranishëm në Samit, por mosprania e tij në takimin përgatitor ishte çështje e përplasjes së agjendës së paracaktuar.

Por, mungesa e kryeministrit Kurti në takimin e Tiranës, në të cilin u diskutuan hapat e mëtejmë në procesin e Berlinit është kritikuar nga njohës të rrethanave politike në vend. Analisti, Albinot Maloku, thotë për RTV21 se takimet e tilla kanë rëndësi të madhe për Kosovën dhe nuk bënë të bojkotohen.

“Nuk duhet të bojkotohen takimet për procesin e Berlinit sepse janë shumë të rendësishme për Kosovën…”, tha ai

Një tjetër analist Tomor Qelaj, nuk e sheh me shqetësim mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në takimin e Tiranës për faktin se, siç tha, takimi ishte informal.

‘’takimet informale nuk e kanë karakterin zyrtar, por kanë karakter të përgatitjes së një samiti…ne e dimë se kryeministri është mbështetës i procesit të Berlinit….”, tha ai

Por, të dy njohësit e rrethanave  politike ngrejnë shqetësim për kryeministrin Kurti se në të ardhmen nuk bënë të bojkotohen takimet e tilla.

‘’në takimin e 16 tetorit kryemistri Kurti duhet ta ketë dosjen e tij me kërkesat që duhet ti ketë Kosova…”, tha Qelaj.

Në takimin e Tiranës, në të cilin mori pjesë edhe komisionieri për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi, u tha se janë diaktuar çështjet që kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike dhe financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria sivjet e kryeson Procesin e Berlinit./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button