“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, më të ftohta se kurrë”

Përfaqësues të opozitës thonë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në pikën më të ulët në historinë e dy shteteve. Kryemninstri Kurti nuk udhëtoi në Tiranë në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit, të ftuar nga kryeministri Rama.

Ferat Shala nga PDK, thotë se fajtori kryesorë për zbehjen e raporteve me Shqipërinë është kryeministri Kurti, të cilin e bën fajtor edhe për bllokim të vendit vendin pas, siç thotë, një numri dështimesh në marrëdhëniet me vendet e tjera.

“Këtë relacion nuk mund ta kuptojmë as çasjen ideologjike as kursin e kësaj qeverie e cila përveç që na ka larguar nga ShBA-të dhe nga Bashkimi Evropian. Tashmë kemi raporte plotësisht të ngrira politike dhe diplomatike me shtetin amë e cila e dëmton rëndë imazhin e shtetit të Kosovës, imazhin e popullit tonë. E dëmtojnë rëndë cdo qëllim të mirë përkundër asaj që raportët vëllazërore nuk do të ndërpriten dhe asnjë lider politik…. Teket individuale dhe ambiciet lideriste të kësaj qeverie kanë bërë që sot kjo të jetë e izoluar në të gjithë spektrin politik dhe ekonomik rajonal.”

Deputeti i partisë tjetër në opozitë, AAK, Pal Lekaj, thotë se kryeministri Kurti megjithatë nuk mund t’i përçajë marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, marrëdhënieet janë ftohur mes dy kryeministrave, por jo mes dy vendeve.

“Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në pikën më të ulët të mundshme dhe kjo nuk i kontribuon cëstjes se….. sidomos kur janë dy shtete sic është Kosova dhe Shqipëria sepse ne kemi mjaftë të përbashkëta dhe në asnjë mënyrë, asnjë kryeministër nuk guxon që ti prishë raportet apo këto marrëdhënie në mes të Shqipërisë dhe Kosovës sepse ne jemi një popull, një gjak dhe një gjuhë dhe të vie deri te kjo situatëm kjo nuk do komnet. Zakonisht kjo kryeneqësi e kryeministrit Kurti na ka pru në këtë situatë ku kemi prishje të raporteve me faktorin ndërkombëtar e sidomos me Shqipërinë.”

Analisti Fidan Ukaj thotë për RTV21 se marrëdhëniet me Shqipërinë nuk kanë qenë asnjëherë në nivelin e duhur. Por sipas tij, pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Kurti, ka një ftohje edhe më të theksuar me vendin fqinj.

“Marrëdhëniet me Shqipërinë nuk kanë qenë të mira në vazhdimësi. Kryeministri Rama nuk është që ka kultivu raporte shumë të mira me kryeministrin e Kosovës, mirëpo varësisht nga dallimet mes kryeministraveë nuk kemi pasë një pikë të ftohjes deri në këtë masë sa është tani. Refuzimi i takimeve me kryeministrin Rama, mos shkuarja në tryezat sic ishte takimi i fundit i darkës jo formale… Kjo nuk i kontribuon afrimit mes dy qeverive, relaksimit të raporteve dhe paraqitjes unike të dy shteteve në arenën ndërkombëtare ose edhe ndihmës së madhe që Shqipëria e cila e ka dhënë nëpër vendet ku Kosova nuk ka arritë të përfaqësohet.”

Kryeministri Kurti nuk e takoi në Prishtinë kryeministrin Rama, pak ditë më parë, pasi ky i fundit anuloi në qershor një takim të dy qeverive me arsyen e përplasjes së Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare. Rama ndërkaq i ofrtoi dy nisma Kosovës, një draft statut të Asociacionit dhe një tjetër propozim pë rnj ëkonferencë ndërkombëtare të mbyllur, të dy nisma këto të kundërshtuara nga Kurti./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

 

Back to top button