A është e mirë përkundja e fëmijës në djep?
Jo vetëm në Kosovë, por në shumë vende të botës nënat e reja preferojnë të përdorin metodën e përkundjes në djep për fëmijën e tyre, në mënyrë që ai të fle gjumë më shpejt dhe “më rehat”.
Por çfarë thotë ortopedi apo psikologu për këtë çështje?
Kujtojmë se, pediatri, Gëzim Xharra ka kritikuar procedurën e vënies së fëmijëve në gjumë përmes djepit.
Xharra e cilësoi vënien e foshnjës në djep si një akt dhune. Në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë”, në RTV21, Xharra ka thënë se në vendet e perëndimit, fëmijët mund t’i merren familjes për këtë veprim.
Ndërkaq, psikologia klinike, Ema Skeja tha se tendenca për të hyrë në gjumë është e lindur.
“Nëse në këtë tendencë të cilën e ka të lindur tentojmë të ndërhyjmë, ne po e mësojmë fëmijën për të mësuar shprehi tjetër. Fëmija duhet të kalojë në gjumë në mënyrë të natyrshme”, tha Skeja në “Për Ditë të Mbarë”, për RTV21.
Por, çfarë është “Baby shaken syndrome”?
“Është pikërisht ai ledhatimi kur vjen axha në shtëpi dhe e don shumë nipin/mbesën dhe e hudh lartë dhe e lëkund në mënyrë të pakontrolluar. Në këtë rast, truni i fëmijës merr sinjale të jashtëzakonshme për të dhe kjo çon deri në dëmtim të trurit”, shtoi tutje Skeja./21Media