A është e përgatitur Maqedonia e Veriut për refugjatë nga Ukraina?

Sulmi ushtarak rus në Ukrainë ka ngritur alarmin për një krizë të re refugjatësh.
Por sa është e përgatitur Maqedonia e Veriut për t’i pritur të njëjtit?
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në edicionin special të TV21 tha se janë në komunikim me shtetet anëtare të NATO-s.
“Ne komunikojmë edhe me partnerë tanë të NATO-s që të mundim që gjatë tërheqjes së qytetarëve të tyre që të mund që një pjesë e qytetarëve tanë, që kanë interes të mund të dalin bashkë me ata në Poloni dhe Rumani që më pas me avionë t’i sjellim në Shkup”, tha Osmani./21Media

Back to top button