A është gjetur diçka e dyshimtë në Stacionin e Autobusëve?

Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ajo ka treguar se hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.
Sot, për herë të katërt ka pasur dyshime për bombë në Stacionin e Autobusëve në kryeqytet./21Media

Back to top button