Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Sot është hera e katërt që ka dyshime për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfimruar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policinë e Kosovës në Prishtinë, e cila ka treguar se një person rreth orës 15:00 ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve.
“Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë Flora.
Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë pati në muajin dhjetor dhe në muajin janar, megjithatë pas intervenimit të Policisë nuk u gjet asgjë e dyshimtë./21Media

Back to top button