A është kërcënim testi i raketës ruse?
Tashmë kanë filluar reagimet ndaj testit të Rusisë të një rakete të re balistike ndërkontinentale me aftësi bërthamore.
Pentagoni thotë se masa nuk është një kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj, pasi Moska “e njoftoi siç duhet” Uashingtonin për testin sipas detyrimeve të traktatit bërthamor.
“Nuk ishte një surprizë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, transmeton rtv21.tv
Pak më parë, Putin tha se raketa e re Sarmat – e aftë për të goditur objektiva me rreze të gjatë – ishte ushqim për mendim për ata që përpiqen të kërcënojnë Rusinë.
Rusia ka njoftuar se ka testuar raketën balistike ndërkontinentale “Sarmat”, shtesë e re në arsenalin e saj bërthamor, për të cilën presidenti Vladimir Putin, tha se do t’i bëjë “armiqtë e Moskës të mendojnë mirë”, ka shkruar të mërkurën CNBC-ja./21Media