Nesër takohen kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se grupet punuese nga Kosova dhe Serbia për çështjen e targave u takuan të mërkurën për herë të fundit.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia u përgatiten për diskutimet e së enjtes mes kryenegociatorëve.

“Ekspertët nga Kosova dhe Serbia sot janë takuar për herë të fundit në grupet punuese për targa para afatit të fundit më 21 prill. Me punën e tyre ata përgatitën për nesër diskutimet e kryenegociatorëve. Tani u takon kryenegociatorëve të gjejnë një marrëveshje për rrugën përpara”, ka shkruar ai në Twitter.
Marrëveshja e përkohshme për targat, skadon të enjten./21Media
Back to top button