A është kjo një video e rreme e televizionit Shtetëror Rus?, vëmendje tek mikrofoni

 
Një video e publikuar nga gazetari ukrainas Alexander Khrebet vë në pikëpyetje nëse presidenti rus, Vladimir Putin ishte fizikisht në takim me ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin e Punëve të Jashtme.
Khrebet ka shkruar se a është kjo një tjetër video e pavërtetë e Televizionit Shtetëror Rus.
Ai ka kërkuar të i kushtohet vëmendje mikrofonit gjatë fjalimit të Putin.
“Edhe një tjetër video e rreme e Televizionit Shtetëror Rus. Putin që takon ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin e Punëve të Jashtme në një distancë gjigante. Nuk kishte distancë me anëtarët e ekuipazhit të “Russian Airlines”. Pse? Të gjitha përgjigjet në video. Vëmendje tek mikrofoni”, ka shkruar Khrebet në Twitter.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media
Back to top button