A është opsion mësimi online?

Gjatë përballjes me pandeminë duhej rimodeluar një “sistem” ndryshe për mësimnxënie, kështu u mundësua përdorimi i platformave dixhitale, konkretisht mësimi të mbahej online.
Por, a është opsion mësimi online?
Zëvendësministrja e MASHT, Edona Maloku – Bërdyna, tha se mësimi onlinë është opsion dhe është një nga skenaret që MASHT ka në udhëzues, por që synimi është rikthimi në shkollë.
“Mësimi onlinë është njëri nga skenaret që kemi në udhëzues, mësimi onlinë ka qenë opsion edhe vitin e kaluar, synimi jonë është që ne prej aspektit arsimor duam që arsimi të jetë me rikthim në shkollë, duke i marrë përbazë të gjitha rekomandimet dhe sugjerimet e profesionistëve shëndetësor, mundësia e mësimit onlinë është, por prapë se prapë synimi është që në të kthehemi në shkollë dhe në klasa”, tha Maloku – Bërdyna./21Media

Back to top button