A është paragjykuar Uta Ibrahimi për martesën e saj me maqedonas?

Aplinistja kosovare, Uta Ibrahimi dhe partneri i saj, Metodi Chilimanov këtë muaj i thanë po njëri-tjetrit. Për dasmën e tyre dyshja kishin organizuar një ceremoni me personat e tyre të zemrës.

Për martesën e saj me një maqedonas Uta tha se ka pranuar komente negative, por jo nga rrethi i saj i ngushtë.

“Ka pas komente negative jo prej rrethit të njerëzve të rrethit tim, por nga njerëzit që nuk na njohin”, ka thënë Uta mbrëmë në emisionin “21 Gradë” të RTV21.

Uta tutje ka shtuar se në dashur nuk duhet të ketë dallime të etnive

“Për mua më rendësi është se Meto është njeri shumë i mirë e kemi jetën shumë të mirë”, ka thënë ndër tjera Uta./21Media

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button