​A është pezulluar renovimi i stadiumit? Flet drejtori i sportit në Gjilan

Mediat lokale në Gjilan kanë raportuar sot për një pezullim të vendimit për rinovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan nga Zyra e Prokurimit.

Në lidhje me këto lajme, drejtori i Drejtorisë së Sportit në Gjilan, Kushtrim Zeqiri ka thënë se deri më tani nuk është i njoftuar me këtë çështje.

“Nuk jam në rrjedha me këtë çështje, tani kam një takim dhe pastaj do të informohem rreth situatës”, ka thënë shkurtimisht Zeqiri.

Ndryshe, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë një buxhet prej 15 milionë euro për rinovimin e këtij stadiumi.

Back to top button