A hoqi dorë Kurti nga ideja për bashkim me Shqipërinë

 

Lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,  pas zgjedhjeve të 14 shkurti dha interivstë për gazetën zvicërane në gjuhën frenge,  “Le Temps”.

Në mesin e shumë temave ai u pyet edhe për atë se sa është e rëndësishme për të më ideja e bashkimit me Shqipërinë. Ai për këtë u shpreh se gjëja thelbësore është respektimi i procedurave demokratike.

“Kur Kosova u bë e pavarur, kushtetuta e saj u shkrua nga të tjerët, dhe kjo kushtetutë thotë se vendi nuk ka të drejtë të anëtarësohet lirisht në shtetet e tjera. Sovraniteti ynë është i kufizuar. Kur ne jemi vërtet të pavarur, ne gjithashtu kemi të drejtë të heqim dorë nga kjo pavarësi, për shembull të bashkohemi në një federatë … Sidoqoftë, gjëja thelbësore është respektimi i procedurave demokratike, dhe ne kurrë nuk do të jemi në zanafillën e një të reje. !”, tha  Kurti./21Media

Back to top button